Mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët në zonat malore dhe në jug të vendit deri në orët e mesditës. Ndërsa përgjatë luginave do të ketë prezencë të mjegullës në orët e hershme të mëngjesit.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 19 °C.

Dita e enjte do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 °C./Motilokal.com