Bien në 20 për qind të ardhurat e naftës në Arabinë Saudite

Bien në 20 për qind të ardhurat e naftës në Arabinë Saudite

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Selman, njoftoi se pjesa e të ardhurave të naftës në vlerësimet e buxhetit të vitit 2020 ka rënë me 20 për qind, transmeton agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite SPA.

Princi Selman ka thënë në një deklaratë se të ardhurat e vendit ishin caktuar në 833 miliardë rialë në vlerësimet e buxhetit të bëra vitin e kaluar, nga të cilat 513 miliardë rialë (137 miliardë dollarë) përbëheshin nga të ardhurat e naftës.

Më tej ai ka theksuar me uljen e çmimeve të naftës këtë vit, të ardhurat nga nafta gjithashtu kanë rënë në 410 miliardë rialë (109 miliardë dollarë), gjë që nuk mbulon as pagat prej 504 miliardë rialë në buxhetin e këtij viti.

Ai po ashtu ka deklaruar se një rënie e tillë në të ardhurat e naftës nënkupton që miliona njerëz humbin vendet e punës dhe vendi përjeton recesion ekonomik.

“Po punojnë për të diversifikuar burimet e tyre të të ardhurave dhe për të mbështetur sektorë të rinj në turizëm, sport, industri, bujqësi, transport, hapësirë, miniera dhe fusha të tjera përmes Fondit të Investimeve Publike”, ka deklaruar Princi i kurorës Selman./Motilokal.com