Moti sot me vranësira e reshje lokale shiu, në fundjavë kthjellët e me diell në Shqipëri dhe Kosovë

Moti sot me vranësira e reshje lokale shiu, në fundjavë kthjellët e me diell në Shqipëri dhe Kosovë

Moti sot në Shqipëri do të jetë pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa nga mesdita pothuajse i kthjellët, vende-vende edhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë e kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 12 °C.

Dita e shtunë do të jetë mëngjesi i ftohtë e me mjegull, ndërsa gjatë ditës kryesisht i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 12 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, nga mesdita qielli mbi Kosovë do të jetë i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 13 °C./Motilokal.com