Data 15 nëntor është data zyrtare e futjes në sezonin e dimrit. Me këtë datë shumica e shteteve europiane sugjerojnë dhe detyrojnë të gjithë qytetaret e tyre që janë posedues të një automjeti, të ndërrojnë gomat e verës me të dimrit, nëse nuk e kanë bërë me herët këtë dhe duhet të mbahen deri më 15 mars. Ndërrimi i gomave të dimrit sanksionohet me ligj dhe bëhet për qëllime sigurie.
Ekspertët e gomave rekomandojnë që ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit të bëhet edhe më herët se që është afati ligjor. Por mos ndërrimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm si për personat në atë veturë ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Përveç ndërrimit të gomave, shoferët janë të detyruar me ligj që të jenë të pajisur edhe me zinxhirë, gjatë gjithë kohës së lartë cekur.
Për mosrespektim të afatit për ndërrim të gomave apo mungesës së zinxhirëve, shoferët gjobiten nga Policia e Kosovës.
Gomat e sotme të dimrit jo vetëm që janë të dizajnuara për të perfomuar mirë në borë por ato performojnë mirë edhe në asfalt të ftohtë apo të lagësht./Motilokal.com
