Thyhet rekordi europian në stilin bretkosë në 50 metra

Thyhet rekordi europian në stilin bretkosë në 50 metra

Notari turk Emre Sakci ka hyrë në histori duke thyer rekordin e tij personal në atë evropian duke përfunduar në stilin bretkosë në distancë 50 metra, për meshkuj.

Gara në Ligën Ndërkombëtare të Notit e mbajtur në Budapest të Hungarisë e bëri 22-vjeçarin atletin e tretë më të shpejtë të të gjitha kohërave në 50 metra në stilin bretkosë, duke vendosur një rekord të ri evropian prej 25,29 sekondash, që ishte vetëm 0,04 sekonda larg thyerjes së rekordit botëror (25,25)”, shkroi Lidhja Ndërkombëtare e Notit (ISL) në Instagram.

Sakçı, 22 vjeç, muajin e kaluar theu rekordin në të njëjtën garë, ISL, me një kohë 25,50.

Atleti në pension i Afrikës së Jugut Cameron van der Burgh mban ende rekordin botëror në 50 metra në këtë stil të notit me 25,25 sekonda, të vendosur në garën e Berlinit të Kupës Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA) në vitin 2009./Motilokal.com