Kina lëshon satelitin e parë eksperimental 6G

Kina lëshon satelitin e parë eksperimental 6G

Kina ka njoftuar se ka dërguar në hapësirë satelitin e parë eksperimental 6G.

”Sateliti eksperimental 6G do të verifikojë teknologjinë e komunikimit terahertz (THz) në hapësirë, një përparim në komunikimin hapësinor”, njoftoi e përditshmja shtetërore “Global Times”.

“Sateliti 6G ishte midis tre satelitëve kinezë të lëshuar me sukses në orbitë, së bashku me 10 satelitë komercialë për ndjesi nga distanca të zhvilluar nga kompania argjentinase Satellogic”, thuhet në raport.

Ky satelit do të përdoret në ndërtimin e qytetit inteligjent, për parandalimin e katastrofave, planifikimin e tokës, mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e ndërtimit të infrastrukturës kryesore./Motilokal.com