Pandemia COVID-19 ka ndikuar në përmirësim të përkohshëm të cilësisë së ajrit dhe emetim më të ulët të gazrave serrë, por ka pasur pasoja negative të tilla si rritja e përdorimit të plastikës me një përdorim të vetëm, sipas një njoftimi të Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA).
“Emetimet e gazrave serrë gjatë vitit 2020 ishin në rënie të dukshme në BE, për shkak të aktivitetit më të ulët ekonomik gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e EAA-së.
Siç bën të ditur Agjencia Europiane e Mjedisit kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar, së bashku me reduktimin e udhëtimeve të kohës së lirë dhe të biznesit kanë rezultuar gjithashtu në aktivitete më të ulëta në sektorin e transportit, një burim kryesor i gazrave serrë.
Më tej EEA shton se zhurma dhe ndotja e ajrit kanë rënë për shkak të numrit më të ulët të automjeteve në rrugë, pjesërisht për shkak të bllokimeve në periudhën e pranverës.
Sipas EEA-së kur bllokimet u hoqën, ndotja e ajrit u kthye në nivelet e mëparshme./Motilokal.com
