Shkon në 92 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Shkon në 92 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 92, ndërkohë që 147 të plagosur po trajtohen në spital.

Më datë 30 tetor, një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në detin Egje, 17 kilometra larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 16,54 kilometra në thellësi të detit./Motilokal.com