Vetura e parë fluturuese me tri rrota merr lejen për të dalë në rrugë, pengesë është çmimi i saj

Vetura e parë fluturuese me tri rrota merr lejen për të dalë në rrugë, pengesë është çmimi i saj

Një veturë fluturuese me tre rrota e ndërtuar në Holandë sapo ka marrë lejen nga Rregullatori Europian i Mjeteve Motorike për të dalë në rrugë.

Vetura e quajtur “PAL-V Liberty” tashmë ka rrugën e hapur për të pushtuar rrugët e kontinentit të vjetër, megjithatë pengesë mbetet çmimi i saj i lartë prej 300 mijë dollarësh.

Mbi tetë modifikime i janë bërë veturës fluturuese që ta fitojë këtë leje. PAL-V Liberty pritet të fillojë të shitet nga vitit 2022.

Prototipi i parë i saj u ngrit në fluturim për herë të parë në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin në seri në Indi.

Deri më tani janë marrë 80 porosi për këtë makinë fluturuese e cila pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Por, pasi që tani është marrë leja, ajo do të prodhohet në Holandë dhe ka kapacitete të zhvillojë shpejtësinë prej 180 kilometra në orë./Motilokal.com