Kompania e ndërtimit të anijeve P&O ka publikuar videoo të mahnitshme (timelapse) e cila tregon procesin e ndërtimit të anijes më të madhe në det.
Shikuesit mund të shohin procesin e ndërtimit dyvjeçar të anijes 950 milion dollarëshe me emrin Iona.
Pamjet janë filmuar në portin Meyer Werf në Papenburg të Gjermanisë, ku inxhinierët bashkuan forcat për ta realizuar projektin e shumëpërfolur.
Iona, e cila është gjithashtu anija më e madhe ndonjëherë e ndërtuar për tregun Britanik, u dorëzua zyrtarisht te P&O Cruises në një ceremoni në fillim të këtij muaji.
Ajo peshon 185 mijë ton dhe është 345 metra e gjatë dhe ka 17 kate – me një kapacitet prej 5.200 pushuesve./Motilokal.com










