NASA zbulon një asteroid të rrallë me vlerë 10,000,000,000,000,000,000 dollarë

NASA zbulon një asteroid të rrallë me vlerë 10,000,000,000,000,000,000 dollarë

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA ka zbuluar një asteroid të rrallë me madhësinë e Massachusetts që orbiton midis Marsit dhe Jupiterit, që vlerësohet rreth 10,000,000,000,000,000,000 dollarë (10 Quintillion).

Një gjë e rrallë metalike, 16 Psyche u zbulua në vitin 1852 me Teleskopin Hubble të NASA-s që më në fund u ofronte qytetarëve të Tokës një paraqitje të shkurtër nga afër.

Revista Planetary Science Journal botoi një studim të ri që tregon se përbërja e asteroidit është çelësi i vlerës së tij astronomike. Sipas studimit, Psyche, i cili shtrihet në diametër 225.3 kilometra, është 70,000 herë më i vlefshëm se ekonomia globale. Vlera e tij u vlerësua në rreth 142 trilionë dollarë në vitin 2019, ose sa për të blerë dhe shitur Jeff Bezos.

Studimi tha se asteroidi është bërë tërësisht prej hekuri dhe nikeli.

“Ne kemi parë të tillë që janë kryesisht metale, por Psyche mund të jetë unik në atë që mund të jetë një asteroid që është bërë tërësisht prej hekuri dhe nikeli”, citohet të ketë thënë autori kryesor Dr. Tracy Becker në një deklaratë.

Sipas Becker, Psyche është bërthama e mbetur e një planeti që nuk u formua kurrë siç duhet sepse u godit nga objektet në sistemin tonë diellor dhe në mënyrë efektive humbi mantelin dhe koren e tij.

Becker tha se asteroidi është rreth 370.1 milionë kilometra nga Toka në rripin kryesor të asteroidit të Sistemit Diellor, që orbiton midis Marsit dhe Jupiterit./Motilokal.com