Ka kaluar gati një vit që kur kemi dëgjuar për herë të fundit nga projekti i Harley-Davidson për biçikletat elektrike që po lindnin, por bazuar në atë që kompania po njofton sot, mund të ja ketë vlejtur të presësh.
Harley-Davidson ka zbuluar biçikletën e parë elektrike, e cila për nga pamja është mahnitëse. Kjo biçikletë pritet të dalë në shitje në mars të vitit 2021.
Serial 1, është kompania bijë e Harley-t që do të prodhojë biçikletën elektrike që pritet të dalë në shitje në gjysmën e parë të vitit 2021. Në fakt, Harley Davidson nuk do të jetë aksioneri kryesor në këtë kompani, por emrat e investitorëve nuk janë bërë publikë.
Emri i kompanisë, Serial 1, vjen nga motori i parë i prodhuar nga Harley, “Serial Number One”, i ndërtuar në vitin 1903. Modeli i biçikletës, me gomat e saj të bardha, shalën prej lëkure, dorëzat dhe kornizën e zezë të hijshme, kanë për qëllim të projektohen përsëri në atë prototip. Biçikleta nuk do të ketë komandën e gazit në dorezë, por vetëm në pedale, për të shkuar në një shpejtësi prej 32 deri në 45 kilometra në orë.
Më parë, kompania ka prodhuar edhe një motor elektrik, të quajtur Livewire, për të tërhequr më tepër klientë të rinj, por me emrin Harley do të vijojnë të prodhohen motorë tradicionalë, që e kanë shndërruar emrin e kompanisë në një markë botërore.
Shitjet e biçikletave elektrike në SHBA kanë shpërthyer që nga fillimi i pandemisë COVID-19, megjithëse shumica e biçikletave elektronike importohen nga jashtë. Vitin e kaluar, SHBA importoi rreth 270,000 biçikleta elektronike. Këtë vit, gjithsej pritet të përfundojë diku midis 500,000 dhe 600,000, sipas Bloomberg duke cituar të dhëna nga Shoqata e Automjeteve Elektrike të Lehta./Motilokal.com
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
