Java e parë e nëntori parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm në Shqipëri, kryesisht i kthjellët dhe me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe riga lokale shiu.
Dita e hënë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 20 °C.
E marta do të jetë me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.
Ndërsa ditën e mërkurë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 20 °C.

Ndërsa në Kosovë java e parë e nëntorit pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 16 °C.
Dita e martë do të jetë me kryesisht me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 17 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 17 °C./Motilokal.com
