Java e parë e nëntori parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm në Shqipëri, kryesisht i kthjellët dhe me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe riga lokale shiu.
Dita e hënë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 20 °C.
E marta do të jetë me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.
Ndërsa ditën e mërkurë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 20 °C. /Motilokal.com
