Vetura më e shpejtë në botë quhet SSC Tuatara

Vetura më e shpejtë në botë quhet SSC Tuatara

Ishte mëngjesi i së shtunës së 10 tetorit, ku në rrugën numër 10 në Nevada, pak jashtë Las Vegas, gjëmimi i fuqishëm i një biturbo V8 paralajmëron kalimin e shpejtë të një hiper veturë.

Makina zhduket në horizont sa hap e mbyll sytë, pastaj kthehet prapa dhe duket se është edhe më e shpejtë. Në timon është shoferi profesionist me famë ndërkombëtare, Oliver Webb.

Instrumentet regjistrojnë një shpejtësi prej 484,53 kilometra në orë dhe më pas 532,93 km/h, me një mesatare prej 508,73 kilometra në orë.

Vetura e këtij rekordi të ri është një SSC Tuatara një model dhe markë pothuajse e panjohur.

Kjo fuqi e madhe menaxhohet nga një kuti ingranazhesh manuale me kompjuter.

“Performanca e makinës, pasqyron përkushtimin dhe vëmendjen me të cilën ne kemi arritur këtë rezultat”, theksoi Jerod Shelby, CEO i SSC.

Kjo veturë e fuqishme menaxhohet nga një kuti ingranazhesh manual me kompjuter CIMA me 7 shpejtësi që punon së bashku me një sistem AMT Automac që menaxhon zgjedhjen e angazhimit dhe lëvizjes në kutinë e shpejtësisë.

"Kanë kaluar dhjetë vjet që kur ne kemi arritur këtë rekord me veturën tonë të parë, Ultimate Aero”, tha Jerod Shelby, CEO i SSC, i cili u shpreh se Tuatara është me të vërtetë shumë e përpara./Motilokal.com