Rëndohet bilanci nga tërmeti në Izmir, shkon në 64 numri i viktimave

Rëndohet bilanci nga tërmeti në Izmir, shkon në 64 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti me madhësi 6.6 që goditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë Izmirin u rrit në 64 të dielën, përderisa ekipet e shpëtimit po bëjnë çmos për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën ndërtesa të shembura.

Ndërsa deri më tani numri i të lënduarve ka arritur në 940. Siç njoftojnë autoritetet vendëse 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 8 pallate të rrënuara në nënprefekturën Bayrakli, më e prekura nga tërmeti i 30 tetorit.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shumë shpejt shtëpitë e reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur  në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën./Motilokal.com