E përqafuar me djalin nën rrënoja, shënohet viktima e parë shqiptare nga tërmeti në Izmir

E përqafuar me djalin nën rrënoja, shënohet viktima e parë shqiptare nga tërmeti në Izmir

Një lajm i hidhur mbërrin nga Izmiri në Turqi i goditur rëndë nga tërmeti. Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se një grua shqiptare është gjetur e pajetë në rrënoja.

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka konfirmuar lajmin për mediat se 62-vjeçarja Nazmiye Dograyan me origjinë nga Kosova është gjetur nën rrënoja me djalin e saj pas 24 orëve kërkime.

Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja, ndërsa nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj.

Ndërkohë që raportohet po kështu se djali i saj 28 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital./Motilokal.com