Shpëtohet macja nga rrënojat e tërmetit në Turqi
Një mace që kishte mbetur nën rrënojat e tërmetit me madhësi 6.6 në Izmir u shpëtua gjithashtu nga ekipi i kërkim shpëtimit.
Ekipet po bënin përpjekjet e tyre për të shpëtuar dhe nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, ku vunë re macen nën gërmadha në një nga ndërtesat.
Ekipet AFAD filluan një operacion për të shpëtuar macen.
Një oficer i AFAD arriti të binte nën gropën e betonit dhe të largonte macen e bllokuar në rrënojat.
Pasi që e kontrolluan, përcaktuan se macja nuk kishte lëndime. Ekipet i shpëtimit e lanë macen të lirë pasi e përkëdhelën për një kohë./Motiloakl.com
