Unazohen shpendët në qendrën e rimëkëmbjes në Divjakë përpara se të lihen të lira

Unazohen shpendët në qendrën e rimëkëmbjes në Divjakë përpara se të lihen të lira

Të gjithë shpendët e egra që marrin trajtim në qendrën shqiptare të Unazimit të Shpendëve unazohen përpara se të lihen të lirë.

E gjithë kjo vjen falë një bashkëpunimi midis “Shpendëve të Shqipërisë”, “Qendrës Shqiptare për Unazimin e Shpendëve” si dhe Administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, tashmë të gjithë shpendët e egër që marrin trajtim në qendër unazohen përpara se të lihen të lirë.

Sipas njoftimit deri më tani është unazuar një numër prej 5 ekzemplarësh të llojeve të ndryshëm, prej të cilëve 2 huta (Buteo buteo), 1 gjeraqinë shkurte (Accipitur nisus), 1 skifter kthetrazi (Falco tinnunculus) dhe 1 lejlek (Ciconia cicona). Krahas unazimeve janë realizuar edhe matjet biometrike për të gjithë ekzemplarët.

“Unazimet janë kryer nga Grigor Jorgo (i cili mbart përvojën më të gjatë në Shqipëri në fushën e unazimit) si dhe pjesëtarë të ekipit të tij, të cilët janë asistuar nga pjesëtarët të ekipit tonë, PPNEA-së dhe AdRZM Fier”, thuhet në njoftim./Motilokal.com