Moti sot në Shqipëri do të jetë në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare të shoqëruar me reshje lokale shiu, ndërsa në relievet e larta malore reshjet pritet të jenë në formë shtrëngatash afatshkurtër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 19 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 19 °C.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 19 °C.

Ndërsa sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 7 deri në 14 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa nga orët e para të mbrëmjes priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 15 °C.
E diela do të mbajë në mëngjes herët me mjegull dhe me reshje të dobëta shiu, kurse gjatë ditës mot do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C./Motilokal.com
