Mot me diell e pjesërisht me re sot dhe fundjavë në Mal të zi

Mot me diell e pjesërisht me re sot dhe fundjavë në Mal të zi

Moti sot në Mal të Zi, do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në orët pasdite kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 19 °C.

E shtuna do të jetë me mot të ngrohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 20 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, nga mesdita me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 13 deri në 20 °C./Motilokal.com