Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me diell, vranësira e shi

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me diell, vranësira e shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 7 deri në 14 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa nga orët e para të mbrëmjes priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 15 °C.

E diela do të mbajë në mëngjes herët me mjegull dhe me reshje të dobëta shiu, kurse gjatë ditës mot do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C./Motilokal.com