Surprizat e motit, mësoni si do jetë koha sot dhe fundjavë në Shqipëri

Surprizat e motit, mësoni si do jetë koha sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri do të jetë në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare të shoqëruar me reshje lokale shiu, ndërsa në relievet e larta malore reshjet pritet të jenë në formë shtrëngatash afatshkurtër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 19 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 19 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 19 °C./Motilokal.com