Kryeqyteti i Libisë, Tripoli është goditur nga një stuhi e fortë të martën (27 tetor 2020). Stuhia solli breshër jashtëzakonisht të madh (gjigant), ndoshta më shumë se 20 centimetra.
Raportet e para tregojnë se kokrrat e breshrit mund të jenë një nga më të mëdhatë të regjistruar ndonjëherë në Tokë!
Një madhësi e tillë e breshërit patjetër që do të përshtatej në 3 ngjarjet gjigante të breshrit në botë të raportuara në nivel global. Përveç stuhisë së breshërit në Vivian (Dakota e Jugut) të regjistruar në vitin 2010 dhe në Argjentinë në vitin 2018.
Sipas raportimeve të medieve dhe postimeve në rrjetet sociale, kokrrat e mëdha të breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale./Motilokal.com




