Kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do “të zbarkojnë” të shtunën në Fier, për një aktivitet të ri turistik që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përmes një postimi në Facebook ku shkruan se për herë të parë bregdetit shqiptar i shtohet dhe një produkt i ri turistik, gara me kuaj.
“Bregdeti, shtohet një produkt turistik i ri. Për herë të parë, bregdeti i Fierit, Darëzeza, do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Gara nis të shtunën, ku bashkohen kalorës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Mali i Zi”, ka shkruar ministri Klosi.
Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri./Motilokal.com




