Plastika përbën rreth 70 për qind e të gjithë mbeturinave në oqeane, duke rrezikuar kështu lloje të panumërta të botës ujore. Shkencëtarët kanë zbuluar se mikrobet e vegjël kanë filluar të hanë mbetjet e plastikës në oqean, ç’gjë ka filluar shkatërrimin e tyre.
Gjatë studimit, hulumtuesit grumbulluan plastikë që u gjendën në dy plazhe të ndryshme në Çania të Greqisë. Shkencëtarët zbuluan se pasi plastika ka kaluar pak kohë në diell, duke u bërë më i brishtë në proces, një seri mikrobesh në oqeane lëvizin dhe fillojnë të gllabërojnë karbonin në plastikë.
Pjesët më të ndjeshme për t’u ngrënë ishin ose polietileni, plastika më e popullarizuar dhe ajo e përdorur në produkte të tilla si çanta ushqimore dhe shishe plastike të shampove, ose polistiren, një plastikë e që shfrytëzohet për paketimet e ushqimit dhe elektronikë.
Të dyja llojet e plastikës humbën një sasi të konsiderueshme peshe pasi u ekspozuan ndaj mikrobeve natyrale, raportuan shkencëtarët në Journal of Materials Hazardous. Mikrobet ndryshuan më tej përbërjen kimike të materialit, duke shkaktuar zvogëlimin e peshës së polietilenit për 7 për qind dhe peshën e polistirenit në 11 për qind. /Motilokal/
