Disa nga vendet më të bukura për t’u vizituar na tërheqin me pamjet e tyre madhështore të natyrës së paprekur, ndërsa të tjerët na zgjojnë kuriozitetin me fenomene natyrore që ndodhin vetëm atje. I tillë është një vend i quajtur Le Passage Du Gois në Francë, dhe ne do t'ju tregojmë pse pikërisht është kaq unike.
Rruga “Passage du Gois” është një rrugë që lidh Gulf of Burn me ishullin e Noirmoutier, në Francë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, rruga është e kalueshme vetëm dy herë në ditë për disa orë përpara se të përmbytet, pjesën tjetër të kohës qëndron e fshehur katër metra nën ujë.
Ajo që duket si një rrugë e zakonshme është në fakt shumë e rrezikshme. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur panele të veçanta, të cilat tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo.
E megjithatë, çdo vit shumë udhëtarë aventurierë mbeten të bllokuar në ujërat që rriten me shpejtësi për shkak të baticës.
Ndërsa për ata që mbeten në mes të ujit, janë ndërtuar kulla të posaçme shpëtimi.
