Ky është momenti “kur zemra ndalon së punuari”, pasi një baba i mbijetoi për mrekulli një peme që u rrëzua në xhamin e veturës së tij duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Adrian Stefaniu, 40 vjeç ishte nisur për në shkollën e të birit Alex, 13 vjeç, kur befasisht një pemë përfundoi mbi veturën e tij në Chelmsford të Essexit, Angli.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka nxjerrë nga vetura Stefaniun, i cili ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. Adrian thotë se ndihet njeriu më me fat në botë./Motilokal.com





