General Motors prezanton Hummerin e parë elektrik

General Motors prezanton Hummerin e parë elektrik

Pas më shumë se një dekade pa nxjerrë një model të ri, rikthehet Hummer, këtë herë tërësisht e modifikuar, me një motor të gjithin elektrik.

Ky lajm përveç maraklive të këtij gjiganti ka gëzuar edhe ambienatlistët pasi i tëri është elektrik.

Modeli i ri  i Hummer vjen me një pamje dukshëm më moderne, me një grilë të re përpara dhe dritat LED, GMC ka vendosur të ofrojë Hummer në formën e një kamioni, dhe estetikisht është akoma më i afërti me modelin e dikurshëm H2.

Kompania amerikane thotë se modeli i ka të gjithë muskujt e një Hummer-i të zakonshëm, me një motor me 1000 kuaj fuqi, edhe pse është elektrik. Modeli i ri mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda, ndërsa një tjetër risi është se mund të lëvizë edhe diagonalisht, jo vetëm para dhe mbrapa.

Hummer i ri ka tre motorë elektrikë dhe efekti i tyre sinergjik është me të vërtetë mbi një mijë kuaj, ose 1014 kuaj fuqi.

Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në më pak se tre sekonda.

Bateria e tij ofron një distancë prej 563 kilometra dhe mund të karikohet në karikues deri në 350 kW. Kjo do të thotë që 10 minuta karikim ofron diapazon rreth 160 kilometra.

Çmimi i Hummer do të kushtojë 112,595 dollarë, dhe ai pritet të jetë modeli kryesor.

Prodhimi i makinës nis vjeshtën e ardhshme. Megjithatë, General Motors tha se do të realizojë më vonë edhe modele më pak të shtrenjta.

Makina origjinale Hummer harxhonte karburant sikur të mos kishte të nesërmen, ndërsa modeli me motor elektrik është në gjendje të kryejë 563 kilometra me një karikim të plotë baterie./Motilokal.com