Mot me diell dhe reshje shiu në fundjavë në Kosovë

Mot me diell dhe reshje shiu në fundjavë në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më ftohtë e në ultësira mundësi për mjegull. Të shtunën shtim vranësirash gjatë mbrëmjes, ndërsa të dielën me reshje shiu.

Moti për ditën e premte në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa në mbrëmje me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 15 °C./Motilokal.com