Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë u kthyen në tokë nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, pas gjashtë muajsh mision në hapësirë, që nisi në mesin e pandemisë së koronavirusit.
“Tre astronautët Anatoly Ivanishin, Ivan Vagner dhe amerikani Chris Cassidy u ulën nga anija kozmike ‘Soyuz MS-16’ të enjten, në një qytet të largët të Kazakistanit”, deklaroi NASA në një postim në Twitter.
Ata ishin të kufizuar në qendrën e tyre të trajnimit afër Moskës, dhe u nisën në udhëtim pa audiencë ndërkohë që edhe të afërmit e tyre nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoni. Më 31 maj, atyre iu bashkuan amerikanët Bob Behnken dhe Doug Hurley që bënë të parin udhëtim në hapësirë me një anije private nga grupi amerikan Space X.
Kthimi i tyre shënon fundin e një misioni 196-ditor. Gjatë asaj kohe, ISS përshkoi Tokën 3136 herë dhe përshkoi më shumë se 133 milionë kilometra.
Ivanishin është një udhëtar me përvojë në hapësirë, pasi në tre fluturime ai ka kaluar 476 ditë në hapësirë, për Vanger ishte fluturimi i parë.
Komandanti i ekspeditës Cassidy ka kaluar gjithsej 378 ditë në hapësirë.
Misioni shënoi rikthimin e transportit amerikan drejt ISS pas nëntë vitesh ndërprerje, kohë gjatë të cilës funksionuan vetëm raketat Ruse Soyuz./Motilokal.com
