Klosi: Shqipëria s’është vend i ndotur, por është keqmenaxhuar sistemi i mbetjeve urbane

Klosi: Shqipëria s’është vend i ndotur, por është keqmenaxhuar sistemi i mbetjeve urbane

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se krimi mjedisor është një çështje që kërkon një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve.

Po ashtu ai theksoi se Shqipëria nuk është një vend i ndotur, por mënyra e menaxhimit është jo e drejtë.

Ndërsa shtoi se turizmi nuk mund të zhvillohet me sistemin e vjetër të mbetjeve urbane.

Ministri theksoi se projektligji synon të garantojë një proces të hapur, transparent dhe brenda afateve të përcaktuara, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë edhe opinionin e komunitetit.

Më tej ai tha se të gjitha institucionet e linjës janë orientuar për mbrojtjen më të madhe të  mjedisit dhe reduktimin e ndotjeve në mjedis. Kemi reduktuar lejet e tipit C për të gjithë biznesin e vogël ku nuk është e nevojshme leja e ndotjes së drejtpërdrejtë në mjedis.

“Sa i përket reformës institucionale agjencia Kombëtare e Mjedisit është instrukturuar në katër rajone. Pra është bërë e mundur të hiqet çdo ndjesi që një biznes të duhet të përballet me burokracitë e administratës zgjedhore. Por sërish ka shumë për të bërë. Duhet një edukim qytetar, një ndërgjegjësim shumë i madh”, tha Klosi./Motilokal.com