Theu rekordin e Bugatti Chiron, SSC Tuatara arrin shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë

Theu rekordin e Bugatti Chiron, SSC Tuatara arrin shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë

Vetura Tuatara ka vënë një rekord të ri botëror, e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometrash në orë, duke lënë “pas” kampionin Bugatti Chiron. Bugatti kishte arritur shpejtësinë prej 489 kilometra në orë.

Piloti Oliver Webb e ka regjistruar këtë rekord në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 kilometra të gjatë, duke shënuar shpejtësitë 484,53 dhe 532,93 kilometra në orë, për një mesatare prej 508,73 k, që do të jetë shpejtësia e regjistruar si rekord.

Pas regjistrimit të rekordit, piloti tha: “Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë”.

Nuk ka ende një çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo veturë, por bazuar në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të kompanisë , thuhet se kjo veturë mund të arrijë shifrën prej 1.3 milionë dollarë./Motilokal.com