Një fotograf nga India ka realizuar një seri fotografish mbresëlënëse të diellit, duke krijuar skenarë të ndryshëm.
Sulabh Lamba, një 21-vjeçar nga Rewari, Indi, ka shkrepur fotografi me të vërtetë të pabesueshme të diellit duke perënduar. Ai ndiqet nga mijëra persona në rrjetet sociale, ndërsa e përshkruan veten si një “artist vizual”.
Përveç imagjinatës dhe këndit, realizimi i fotove të tilla kërkon një durim të jashtëzakonshëm, i cili duket se nuk i mungon të riut nga India./Motilokal.com










