Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendet jo-anëtare prodhuese të naftës të OPEC-ut të hënën bënë thirrje për vazhdimin e dakordimit lidhur me vendimin për frenimin e prodhimit të grupit për të lehtësuar shqetësimet e furnizimit të tepërt, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të OPEC-ut prodhuesit e naftës u takuan të hënën në takimin e 23-të të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit të Ministrave (JMMC) përmes videokonferencës për të shqyrtuar pajtueshmërinë rreth frenimit të prodhimit të naftës, që synojnë mbështetjen e çmimeve të naftës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Komiteti përsëriti angazhimin e plotë ndaj hartës rrugore dyvjeçare të Deklaratës së Bashkëpunimit të OPEC (DoC) për të rivendosur ekuilibrin e tregut për një periudhë të vazhduar deri në dhjetor.
Arabia Saudite, anëtari më i madh i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), tha se askush nuk duhet të dyshojë në angazhimin e grupit për të siguruar mbështetje, ndërsa tre burime nga vendet prodhuese të naftës thanë se një rritje e planifikuar e prodhimit nga janari mund të ndryshohet nëse është e nevojshme, transmeton Al Jazeera.
OPEC dhe aleatët e tij, përfshirë Rusinë, e njohur si OPEC+, kanë frenuar prodhimin që nga janari i vitit 2017 në përpjekje për të mbështetur çmimet dhe për të ulur inventarët.
“Ky grup ka treguar, veçanërisht në këtë vit, se ka fleksibilitet për t'u përshtatur me ndryshimin e rrethanave kur kërkohet. Ne nuk do të shmangim përgjegjësitë tona në këtë drejtim”, tha Ministri Saudit i Energjisë Princi Abdulaziz bin Salman.
"Askush në treg nuk duhet të ketë dyshime në lidhje me përkushtimin dhe qëllimin tonë", u shpreh Princi Abdulaziz.
OPEC+ aktualisht ka frenuar prodhimin me 7,7 milionë fuçi në ditë deri në dhjetor për të mbështetur çmimet, pasi kriza e koronavirusit vazhdon të jetë pengesë e kërkesës.
Komiteti mirëpriti performancën pozitive në nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë për vendet pjesëmarrëse të OPEC dhe vendet jo anëtare të OPEC, me 102 për qind, që konsiderohet më e larta që nga maji i vitit 2020, duke përjashtuar përshtatjet vullnetare në qershor 2020 nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për më tepër, komiteti në shtator tha se vendet kompensuan një total prej 249 mijë fuçi në ditë për të kompensuar vëllimet e mbiprodhuara më parë.
Duke përsëritur thirrjen për ato vende që nuk arritën të frenojnë kompensimin e OPEC+, që të zbatojnë me shpejtësi zotimet e tyre, komiteti nënvizoi se "moszbatimi nuk është vetëm i padrejtë ndaj vendeve të tjera, por është gjithashtu e dëmshme për ribalancimin e tregut të naftës".
Në vërejtjet e tij para takimit, ministri rus i Energjisë, Aleksander Novak, theksoi "pasiguritë" duke vënë në dukje se vala e dytë e pandemisë ndikoi në rimëkëmbjen e kërkesës për naftë./Motilokal.com
