Në disa imazhe të marra në veriun e Kanadasë nga fotografi Yuri Choufour shihet sulmi i përgjakshëm të një foke leopardi që ia këput kokën pinguinit 4 kilogramësh.
Imazhet janë marrë mbi 15 minuta nga fotografi Yuri Choufour nga Vancouver, Kanada, i cili shikoi i mahnitur sesi foka 250 kilogramëshe luante fillimisht me prenë e saj të vogël, para se t’i këpuste kokën me nofullat e fuqishme dhe më pas ta gllabëronte.
Foka pas gjuetisë nxori kokën mbi ujë, duke treguar rezultatin e saj të suksesshëm.
Yuri thotë: “Fokat leopard janë thuajse maja e zinxhirit ushqimor në Antarktikë, teksa predatorët e tyre të vetëm janë orkat.”
Më tej Yuri tregon se fokat leopard hanë peshq, molusqe, oktapodë e specie të tjera, por njihen për mënyrat mizore me të cilat gjuajnë pinguinët. Nganjëherë ato luajnë me prenë e tyre para se ta vrasin.
Yuri tha se e shikoi fokën leopard duke lëshuar pinguinin e dëmtuar shumë herë - vetëm për ta ndjekur përsëri.
"Në një vend aq të largët sa Antarktida, të jesh kaq të afërta me grabitqarë dhe prenë e tyre është diçka që shumë pak njerëz do ta dëshmojnë ndonjëherë", tha ai.
Yuri u shpreh se kur kalon shumë kohë në Antarktidë nis t’i duash pinguinët, kështu që nuk është e thjeshtë të shikosh këtë zog që lufton më kot për jetën e tij.
“Reagimet e njerëzve janë zakonisht një përzierje shoku dhe habie, por në mënyrë të kuptueshme, disa njerëz janë paksa të tmerruar nga imazhet.
Fotografi ndjeu që imazhet treguan se si natyra ndonjëherë mund të jetë "e pamëshirshme dhe mizore".
"Për krahasim, shumë njerëz jetojnë me të vërtetë jetë të rehatshme ndërsa shumica e specieve duhet të luftojnë për mbijetesën e tyre çdo ditë," tha ai./Motilokal.com
