‘Po vjen stuhia e madhe’ - Këto qytete të Shqipërisë pritet të goditen sonte nga shtrëngata dhe rrebeshe shiu

‘Po vjen stuhia e madhe’ - Këto qytete të Shqipërisë pritet të goditen sonte nga shtrëngata dhe rrebeshe shiu

Moti i ligë me reshje shiu ka përfshirë pothuajse tërë territorin e Shqipërisë. Siç raportojnë mediat e rajonit rrymat e ajrit që vijnë nga veriu do të sjellin sasi të mëdha shiu në pjesën veriore si edhe në atë veri-perëndimore të Shqipërisë.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruar me bubullima dhe rrufe gjatë mbrëmjes së sotme duke vazhduar deri në mëngjes të ditës së premte.

Zonat të cilat priten të kenë reshje të mëdha dhe rrezik nga përmbytjet janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra. Parashikohet që në këto zona të bie 10 deri në 20 mililitra shi.

Ndërsa veri dhe verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës./Motilokal.com