15 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

15 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë

Sot në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, e cila ka për qëllim ngritjen, vetëdijesimin e institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra. Po ashtu qëllimi i kësaj dite është ruajtja e ambientit dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, e cila shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Kjo ditë nga OBSH u konsiderua si shumë e rëndësishme për ruajtjen e ambientit dhe promovimit të shëndetit.

Përndryshe, ecja në natyrë duhet të bëhet nga të gjitha moshat, pasi këtë gjë e rekomandojnë shumë edhe mjekët./Motilokal.com