Stuhia Alex, e cila ka përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Italinë e Veriut, në mbrëmjen e së hënës dhe ditën e martë pritet të kaloj mbi rajon dhe vendin tonë, duke sjellë mot të ftohtë me rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me bubullima.
E hëna do të mbajë mot të freskët me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 26 °C.
Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 19 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 20 °C./Motilokal.com
