Moti i ligë/ Italia përjeton të paimagjinueshmen [Foto]

Moti i ligë/ Italia përjeton të paimagjinueshmen [Foto]

Italia veriore është përfshirë nga stuhi të forta shiu duke shkaktuar përmbytje të shumta. Sipas raportimeve mediatike, nga reshjet e dendura kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa dy të tjerë raportohen të zhdukur. Shumë shtëpi dhe rrugë janë dëmtuar gjithashtu.

Siç paralajmëruan autoritetet, Piemonte mbetet zona më e goditur. Në pak orë reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitje të tokë dhe përmbytje.

Zyrtarët në rajonin e Piemontes raportuan një shi rekord 630 mm (24.8 inç) në vetëm 24 orë në Sambughetto, afër kufirit me Zvicrën. Shefi rajonal i Piemonte Alberto Cirio i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Niveli i ujit në lumin Po u shtua me 3 metra (9.84 këmbë) në vetëm 24 orë.

Guvernatorët në Piemonte, Liguria, Alberto Cirio dhe Giovanni Toti, pasqyruan dëmtimet e shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

Nga ana tjetër kryeministri Conte premtoi se do t’i kushtonte vëmendje maksimale.

Gjendja e fatkeqësisë është konsideruar më problematike se ajo e viti 1994, ku për shkak të motit të ligë u shkaktuan përmbytje, derdhje të lumenjve, rrëshqitje të dherave./Motilokal.com