Sot shënohet Dita Botërore e Kafshëve. Data 4 tetor ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për shfrytëzimin pa kriter, që i bëhet botës shtazore, por edhe që të nxisë organet shtetërore të respektojnë dispozitat ligjore, që kujdesen për mbrojtjen e kafshëve.
Sipas të dhënave të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës, 21 për qind e të gjitha llojeve të gjitarëve të njohur janë të rrezikuar, 30 për qind e ujorëve, 12 për qind e shpendëve, 28 për qind e zvarranikëve, 37 për qind e peshqve dhe 35 për qind e jokurrizorëve.
Dita Botërore e Kafshëve është shpallur në Firence të Italisë, në vitin 1931, ku në një konventë të ekologjistëve të asaj kohe u vendos 4 tetori si dita botërore e kafshëve.
Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit dhe që ne duhet t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë.
Në këtë ditë kushdo që ka mundësinë dhe dëshirën të ndihmojë qendrat e birësimit të kafshëve, strehimoret e kafshëve të rrugëve, me ndihma materiale apo dhe duke dhuruar dhe diçka nga koha jonë dhe duke ndihmuar vullnetarisht me angazhime të ndryshme.
T’i duam kafshët, këto qenie të pafajshme dhe të dashura me të gjithë ne./Motilokal.com
