Britania e Madhe është goditur nga stuhia Alex me reshje të mëdha shiu, era të forta, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë pjesë të vendit.
Imazhe dramatike tregojnë makina të përmbytura në Jug të Anglisë, ndërsa valët e mëdha goditen vijën bregdetare.
Zyra Meteorologjike e Britanisë ka lajmëruar banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar një rrezik të mundshëm.
Sipas parashikimeve, qytetarët që jetojnë në Cornwall, Kent dhe Cardiff janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga egërsia e stuhisë Alex. Krahas reshjeve të dendura, paralajmërohen dhe erëra të forta.
Sipas njoftimeve të Zyrës Meteorologjike moti i ligë do të prekë vendin deri të dielën, në disa zona do të ndërpritet transporti për të mos rrezikuar sigurinë e qytetarëve./Motilokal.com















