Gjatë ditëve të fundit të muajit shtator në vendin pritet të dominojnë vranësirat dhe reshjet e shiut. Ndërsa reshjet e shiut do të përfshijnë veriperëndimin dhe zonat bregdetare me intensitet mesatar dhe lokalist të lartë në formë shtrëngatash të shoqëruara me rrufe. Nga mesdita shtrëngatat të shkurta pritet të godasin edhe pjesë të tjera të vendit.
Sot në Shqipëri do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 17 deri në 21 °C.
E marta do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 19 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 20 °C.

Ndërsa në Kosovë fillimi i javës pritet të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të ulët me mot të ndryshueshëm, freskët, reshje shiu të shoqëruara me bubullimë. Ndërsa nga e mërkura prite ngritje e lehtë e temperaturave dhe më shumë diell.
E hëna do të mbajë mot të freskët me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 20 °C.
Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 12 deri në 17 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 16 °C./Motilokal.com
