Pas ciklonit Ianos, Greqia pushtohet nga zjarret

Pas ciklonit Ianos, Greqia pushtohet nga zjarret

Javën që lëmë pas, Greqia ishte goditur nga një ciklon me stuhi, rrebeshe shiu dhe era të forta, duka shkaktuar dëme të mëdha materiale si dhe humbje jetësh.

Pas këtij cikloni shkatërrues Greqia është pushtuar edhe nga flaket. Një zjarr i madh ka shpërthyer në kodrën Hymettus, të Athinës.

Sipas njoftimit të Brigadës Greke të Zjarrfikësve, 45 zjarrfikës u mobilizuan me 2 grupe forcash këmbësorësh, 12 automjete, 3 helikopterë dhe 2 aeroplanë.

Po ashtu duke u furnizuar me pika të vazhdueshme të ujit nga avionët dhe helikopterët.

Menjëherë autoritetet kanë njoftuar bllokimin e disa rrugëve, ndërsa bëjnë të ditur se po punojnë për shuarjen e zjarrit./Motilokal.com