Pastruesi Pine-Sol është aprovuar si dezinfektues efektiv kundër koronavirusit në sipërfaqe të forta

Pastruesi Pine-Sol është aprovuar si dezinfektues efektiv kundër koronavirusit në sipërfaqe të forta

Pastruesi Pine-Sol (vaj pishe) është aprovuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së (EPA) si një produkt që mund të shkatërrojë koronavirusin në sipërfaqe të përdorura shpesh.

Produkti u shtua në listën e agjencisë së produkteve që pritet të shkatërrojnë virusin pasi plotësoi kriteret për përdorim kundër SARS-CoV-2, koronavirus që shkakton Covid-19, tha një zëdhënëse i EPA-së për CNN.

Pine-Sol u testua nga një laborator që tregoi se dezinfektuesi mund të shkatërron virusin brenda 10 minutash pasi të përdoret në sipërfaqe të forta, tha Clorox Company në një njoftim për shtyp.

Për të dezinfektuar kundër koronavirusit, kompania tha që klientët duhet të përdorin Pine-Sol me forcë të plotë me një sfungjer ose një leckë të pastër në një sipërfaqe, të presin 10 minuta, dhe më pas të shpëlahen. Për sipërfaqet e ndotura shumë, kompania tha se kërkohet pastrimi për të hequr më parë papastërtitë e tepërta.

Clorox, prodhuesi më i madh në botë i produkteve pastruese dezinfektuese, ka 36 produkte të tjerë në listën e dezinfektuesve të EPA-së për përdorim kundër Covid-19.

Për shkak të kërkesës së madhe, kompania thotë se do të vazhdojë të prodhojë produkte deri në vitin 2021.

EPA thotë se është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në etiketat e dezinfektuesve dhe t'i kushtoni vëmendje për sa kohë produkti duhet të vendoset në një sipërfaqe që pastrohet.

Në një deklaratë për CNN, EPA tha se kompanitë mund të aplikojnë për një "pretendim të patogjenëve në zhvillim" bazuar në pretendimet e miratuara më parë për viruse më të vështira për t'u shkatërruar. Agjencia i rishikon ata dhe përcakton nëse kompania mund ta bëjë të sigurt atë pretendim.

Një fakt i rëndësishëm për t'u shënuar është larja e duarve me ujë dhe sapun është ende mënyra më e mirë për të parandaluar transmetimin e virusit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA./Motilokal.com