Ditët e nxehta verore po përfundojnë, nga nesër temperatura vjeshtore në Shqipëri dhe Kosovë

Ditët e nxehta verore po përfundojnë, nga nesër temperatura vjeshtore në Shqipëri dhe Kosovë

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.

Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 28 °C.

E marta do të jetë me mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa mesditë me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 23 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të sillen prej 19 deri në 21 °C.

Ndërsa në Kosovë nga dita e premte pritet që të kaloj një ciklon nga veriu i rajonit që do të rrit gjasat për të sjell reshje të mëdha shiu në fundjavë. 

E hëna do të mbajë mot të freskët në mëngjes, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 24 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 25 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me vranësira. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 28 °C./Motilokal.com