Dhjetë ditët e fundit të shtatorit do të karakterizohen nga një fazë më mot vjeshtor për Gadishullin, për shkak të tranzitit të disa fronteve të lidhura me Atlantikun, që pritet të sjell rënie graduale të temperaturave me shira dhe stuhi.
Ndërsa në Kosovë nga dita e premte pritet që të kaloj një ciklon nga veriu i rajonit që do të rrit gjasat për të sjell reshje të mëdha shiu në fundjavë.
E hëna do të mbajë mot të freskët në mëngjes, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 24 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 14 deri në 25 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me vranësira. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 28 °C./Motilokal.com
