Europa synon të forcojë udhëheqjen globale në fushën e inteligjencës artificiale

Europa synon të forcojë udhëheqjen globale në fushën e inteligjencës artificiale

Evropa synon të forcojë udhëheqjen e saj globale në fushën e inteligjencës artificiale me rrjetin Ellis (Laboratori Evropian për të Mësuarit dhe Sistemet Inteligjente), i cili gjatë një ceremonie virtuale përuroi zyrtarisht 30 laboratorët e saj të ekselencës të shpërndarë në 14 vende.

"Sot ne festojmë fillimin e nismës Ellis që filloi dy vjet më parë", tha Bernhard Scholkopf, bashkëthemelues i rrjetit dhe drejtor i Institutit Max Planck për Sisteme Inteligjente në Tübingen të Gjermanisë.

"Pas 17 njësive të para të shpallura në fund të vitit 2019, ne kemi shtuar 13 të tjera në rrjet. Duke bashkuar forcat, ata do të japin kontributin e tyre në mënyrë që Evropa të mund të konkurrojë në fushën e inteligjencës artificiale, veçanërisht me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai.

Njësitë do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim midis shkencëtarëve në të gjithë Europën dhe baza të forta për zhvillimin e inteligjencës artificiale në përputhje me vlerat e shoqërive të hapura europiane.

Rrjeti vuri në dispozicion financimin e përbashkët prej rreth 300 milionë eurosh për një periudhë fillestare pesëvjeçare. Aktivitetet kërkimore do të variojnë nga mësimi makinerik deri te vizioni kompjuterik, nga përpunimi i gjuhës te robotika.

Të kuptuarit se si funksionojnë inteligjenca artificiale dhe natyrore dhe si ato mund të bashkëveprojnë do të jetë fokusi i njësisë kërkimore në Gjenova, drejtuar nga Massimiliano Pontil, studiues i ngarkuar me IIT Machine Learning Lab dhe profesor në University College London, së bashku me nëndrejtorin. Lorenzo Rosasco, profesor i rregullt në Universitetin e Gjenova-s (ku ai koordinon qendrën e Mësimit të Makinerisë), bashkëpunëtor i Iit dhe profesor në MIT të Boston-it.

Zbatimet e mundshme do të kenë të bëjnë me fusha të ndryshme shkencore dhe teknologjike, siç janë krijimi i sistemeve inteligjente për robotikë, studimi i modeleve llogaritëse për neuroshkencën, metodat automatike të analizimit të të dhënave biomjekësore, klinike dhe spitalore. Ndërveprimi me realitetin e prodhimit, ekonomik dhe shëndetësor të vendit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm./Motilokal.com