Situatë dramatike në Greqi, momenti kur i moshuari i shpëton vdekjes [Video]

Situatë dramatike në Greqi, momenti kur i moshuari i shpëton vdekjes [Video]

Cikloni “Ianos” po vazhdon të godet Greqinë, me shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta, ndërsa Mbrojtja civile greke u ka dërguar mesazh banorëve të zonës ku paralajmërohen të mos dalin pa arsye dhe të qëndrojnë në zona të ngritura për të shmangur përmbytjet.

Sipas njoftimeve të autoriteteve greke janë shënuar dy jetë të humbura, një bari 64 vjeç nga Shqipëria dhe një e moshuar në fshatrat e Kardhitsës dhe Farsalës, si dhe një 40-vjeçare e zhdukur është bilanci tragjik i kalimit të ciklonit mesdhetar “Ianos” nga ishujt grekë të detit Jon dhe zonat e Greqisë Perëndimore e asaj Qendrore.

Pamjet dramatike të orëve të para të mëngjesit të së shtunës tregojnë kudo rrugë të shkatërruara, ura të shembura, shtëpi të përmbytura, pemë të shkulura dhe të thyera, skafe të mbytura, automjete të mbuluara me gurë e baltë, dëme të pallogaritshme në ndërtesa, infrastrukturë dhe të korra, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Kardhitsa, Magnezi, Fthiotida, Qefaloni, Itakë dhe Lefkada.

Ndërkohë, një Video që po qarkullon në mediat greke tregon se si një burrë ka mbetur prej orësh në rrugën e kthyer në lum nga reshjet e mëdha të shiut.

Uji kishte mbuluar makinën e të moshuarit, i cili ka qëndruar deri në momentin që skuadrat e shpëtimit kanë shkuar për ta nxjerrë prej andej. Për fat të mirë, i moshuari ka shpëtuar./Motilokal.com