Greqia sot është zgjuar nën pushtetin e ciklonit Ianos, ndërsa pasdite është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.7.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, me thellësi 51 kilometra.
Autoritet greke kanë bërë të ditur se për shkak të intensitetit të lartë pritet të ketë dëmtime të vogla në ndërtesat e dobëta, ndërsa njerëzit afër epiqendrës duhet gjithashtu të përgatiten për pas tronditjet, bëjnë me dije autoritetet përkatëse./Motilokal.com
